Lajme

Remitancat rekord, dërgesat e emigrantëve do të rriten edhe në të ardhmen

Dërgesat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar rekorde gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se remitancat për 9 muajt e parë të vitit arritën në 541 milionë euro, niveli më i lartë prej vitit 2009.

Paratë që sjellin shqiptarët nga jashtë zënë afërsisht 9,6% të PBB-së dhe mbeten zëri më i rëndësishëm në bilancin e pagesave. Por, ndikimi i tyre në rritjen ekonomike mbetet i tërthortë.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Sipas ekspertes Teuta Nunaj, për sa kohë që pagat dhe niveli i jetesës në Shqipëri mbetet i ulët, fenomeni i emigracionit ekonomik është i destinuar të vazhdojë. Kjo edhe për një arsye të re: kur shumë shqiptarë që po i afrohen moshës së pensionit, nuk kanë mjaftueshëm vite të kontributeve. 

Me gjithë rritjen e dërgesave, për shumë familje, zhvlerësimi i euros do të thotë më pak të ardhura në dispozicion në momentin që i këmbejnë ato në lek./a2/

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *