Bota

Rekord rastesh, Austria i ashpërson masat

Austria të shtunën regjistroi shifër rekorde prej 9.923 rastesh të reja me Covid-19, duke e kaluar rekordin e mëparshëm, të shënuar vitin e kaluar. Të premten në mbrëmje, autoritetet njoftuan për ashpërsimin e masave kufizuese.

Në shtatë ditët e fundit, shkalla e infeksioneve është rritur nga 317.4 për 100.000 banorë në 522.4 për 100.000 banorë, shkruan Associated Press.

Qeveria austriake njoftoi se personat e pavaksinuar, të cilët nuk e kanë kaluar Covid-in, nuk do të mund të futen në restorante, hotele dhe sallone për flokë ose të marrin pjesë në ngjarje publike me më shumë se 25 persona. Rregullat e reja hyjnë në fuqi nga e hëna.

Lexo më shumë  Ish-deputeti francez i cili mori nënshtetësinë nga Thaçi hyn në zyrën e Kuvendit, zbraz minibarin dhe vjedh fustanet

“Është thjeshtë përgjegjësi e jona që t’i mbrojmë njerëzit në vendin tonë”, tha para gazetarëve Kancelari Alexander Schallenberg, duke i theksuar numrin e rasteve dhe mbushjen e reparteve intensive me pacientë në spitale.

Qeveria po planifikon një periudhë kalimtare prej katër javësh për t’i inkurajuar personat e pavaksinuar që të vaksinohen. Gjatë kësaj kohe, të gjithë ata që e marrin dozën e parë dhe që kanë test PCR do të lejohen që të marrin pjesë në tubime dhe të hyjnë në hapësirat që u ndalohen personave të pavaksinuar.

Pas katër javëve, vetëm personat që janë vaksinuar plotësisht ose që e kanë kaluar virusin do të lejohen që të hyjnë në hapësirat e caktuara. Masa të ngjashme kufizuese u vendosën më herët këtë javë në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku armë me rreze të gjatë, thotë kancelari gjerman

Nëse gjendja vazhdon që të përkeqësohet, autoritetet mund të marrin masa më të ashpra. Muajin e kaluar, Schallenberg tha se nëse një e treta e shtretërve në repartet e kujdesit intensiv mbushen me pacientë, qeveria do të zbatojë masa izolimi për banorët e pavaksinuar.

Kancerlari përsëri u bëri thirrje austriakëve që të vaksinohen, duke thënë se një veprim i tillë është përgjegjësi morale. Vetëm 64.5 për qind e austriakëve janë vaksinuar plotësisht. Kjo është njëra ndër përqindjet më të ulëta në BE.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit