Lajme

Rekord! Dogana e Kosovës mbledh mbi gjysmë miliardë euro në 5 muaj. Reagon edhe Ministri Sveçla

Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të tejkalojë 500 milionë euro të  hyra në këtë periudhë të vitit, që paraqet një rekord të ri që nga themelimi i Doganës.

“Krahasimi me vitin e kaluar tregon se deri më 19 maj Dogana ka mbledhur 500 milion euro, vitin e kaluar në të njetën periudhë ne kishim mbledhur 434 milion euro, respektivisht shprehur në përqindje, 15% më shumë apo 66 milion euro më shumë. Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me  6.11% më shumë. Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022”, thuhet në njoftimin e Doganës sw Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Në lidhje me këtë raportim rreth të hyrave reagoi edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai u shpreh se “një ndër faktorët kryesorë të këtij suksesi është edhe policia kufitare, që në vazhdimësi dhe në çdo cep të kufirit të vendit po lufton kontrabandën. Të gjitha këto arritje për mirëqenien e qytetarit tonë. Përgëzime për Doganat si dhe Policinë e Kosovës, vazhdojmë edhe për me shumë e më lartë!”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *