Bota

Pentagoni: S’ka dëshmi se Rusia ka përdorur armë me lazer

Pentagoni ka thënë se nuk ka indikacione se Rusia ka përdorur armë laser në Ukrainë, pasi Kremlini pretendoi se po përdorte laser për të goditur dronët e armikut.

“Ne nuk kemi asnjë indikacion për përdorimin e laserëve, të paktën laserëve të armatosur, në Ukrainë”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, raporton Sky News.

Lexo më shumë  Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

Kjo vjen pasi Rusia tha se po përdorte një gjeneratë të re të laserëve të fuqishëm në Ukrainë në luftime.

Yury Borisov, zëvendëskryeministri rus i ngarkuar për zhvillimin ushtarak, tha në fillim të kësaj jave se Moska kishte zhvilluar një gjeneratë të re të armëve laser që do të digjnin objektivat e Ukrainës, me një prototip të quajtur “Zadira”.

Lexo më shumë  Gjermania do të ndërmarrë hapa të rinj kundër spiunazhit dhe sabotimit

Pothuajse asgjë nuk dihet publikisht për Zadiran, por në vitin 2017 media ruse tha se korporata shtetërore bërthamore Rosatom ndihmoi në zhvillimin e saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *