Lajme

Reka: Në tre muajt e fundit, Beogradi nisi destabilizimin e tri shteteve

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka deklaruar se në tre muajt e fundit, Beogradi ka nisur destabilizimin e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, nën zbatimin e “Botës Serbe”.

Sipas tij, “diplomacia kishtare” serbe, inteligjenca ruse dhe kreditë “sllavëruese kineze” gati sa nuk e falimentuan shtetin malazez, derisa ambasadori rus në Beograd vëzhdoi vendosjen e ushtrisë serbe në kufirin verior të Koosvës.

“Ambasadori Rus në Beograd vëzhgonte vendosjen e ushtrisë serbe në kufirin verior të Kosovës, ndërkaq që Rusia dhe Kina vazhdonin bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB. I njëjti duet Ruso-Kinez në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, javën e kaluar e mbështeti Dodikun kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, pa reaguar fare kundër planit të tij për shkëputjen e Republika Srpska nga Federata dhe ndezjen e luftës së re”, ka shkruar Reka në Facebook.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Njohësi i politikave ndërkombëtare theksoi se alarmi i Washingtonit është kuptuar nga Brukseli “i cili dje publikoi strategjinë e sigurisë 10-vjeçare.

“Mirëpo, kjo nuk e pengon Serbinë, të përkëdhelurën e BE-së, që ndonëse e negocion anëtarësimin me BE-në, tashmë u anëtarësua në Unionin Euro-Aziatik të Putinit dhe që me fonde të BE-së, paguan kompaninë kineze për ndërtimin e hekurudhës, Budapest-Beograd”.

Reka ka shtruar pyetje se si mund të negociojë Brukseli me Serbinë, derisa kjo e fundit “qartë e mbron aleancën strategjike ruso-kineze”.

Lexo më shumë  Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

“Javën e ardhshme Vuçiqi takohet në Moskë me Putinin, për të marrë instruksione të reja. Pastaj vazhdon me negociatat për anëtarësim me BE-në”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *