Reka: Gjenocidi në Bucha zhveshi fytyrën e vërtetë të hegjemonizmit ruso-serb
Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, e krahasoi masakrën ruse në Bucha të Ukrainës me ato serbe në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë.
Ai shkroi të hënën në Facebook, se ky gjenocid e zhveshi fytyrën e vërtetë të hegjemonizmit ruso-serb.
“Perëndimi kokëtoi 22 vite me urdhëruesin e gjenocidit të djeshëm në Bucha, sikur që e përkëdheli një dekadë, ish-ministrin e propagandës të urdhëruesit të dy gjenocideve të tjera, i cili dje u rizgjodh president”, tha Rek, duke iu referuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ish-ministri në Qeverinë Kurti 1, Reka, theksoi se gjenocidi nuk harrohet e as nuk parashkruhet, e mosndëshkimi sipas tij, kërcënon që të përsëritet.
Rruga Press