Bota

Presidenti kroat uron Vuçiçin: Tashmë pozicionohu, Rusia është shumë larg

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka uruar, të hënën, Aleksandar Vuçiqin dhe Viktor Orbanin, për fitoret e tyre në zgjedhjet në Serbi dhe Hungari, duke i bërë thirrje Serbisë të vendosë për orientimin e saj.

“I përgëzoj fituesit, me gjithë deformimet e demokracisë, nuk jam unë ai që duhet të vendos për këtë, është zgjedhja e qytetarëve dhe i përgëzoj për atë zgjedhje nëse mendojnë se është më e mira për ta, flas pa cinizëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku,” u tha Milanoviç gazetarëve në Zagreb, ku mori pjesë në forumin amerikano-kroat.

Lexo më shumë  "Shuplakë Vuçiqit": Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën shkakton furi

Ai theksoi se i ka bërë thirrje Serbisë që të tregojë se ku dëshiron të jetë, sepse Rusia është shumë larg.

“Serbia duhet të vendosë dhe të vendosë nëse është Perëndim. Gjeografikisht është Perëndim tani duhet të vendosë se çfarë është në kuptimin e gjeografisë politike,” theksoi presidenti kroat.

I pyetur se çfarë nëse Beogradi nuk vendos, Milanoviq u përgjigj se do të pasojë “rënia e mëtejshme e Serbisë në kuptimin ekonomik”.

Lexo më shumë  SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

“Përparimi kroat në 30 vjet është një histori e dyfishtë, duke marrë parasysh pritshmëritë e viteve 1990, ne kemi llogaritur se do të jemi të zhvilluar si Spanja, dhe realisht nuk jemi, por jemi dy herë më të zhvilluar se Serbia, që nuk mjafton” theksoi Milanovic.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *