Bota

Regjistroi 5 raste me COVID në dy ditë, mbyllet ishulli në Paqësor

Tonga është mbyllur për shkak të regjistrimit të disa rasteve me COVID-19 në kryeqendër Nuku’alofa, raporton BBC.

Kryeministri i Tongas , Siaosi Sovaleni, ka njoftuar për dy raste të zbuluara në port, ku ka ardhur ndihma humanitare pas shpërthimit të vullkanit dhe cunamit që pasoi.

Radiostacioni “Broadcom M” ka raportuar se tri raste të tjera janë zbuluar në një familje.

Lexo më shumë  Përshkallëzohet dhuna ndaj politikanëve në Gjermani, sulmohet anëtarja e partisë së Scholzit

Ishulli në Oqeanin Paqësor më herët nuk kishte raste të infeksionit me virus.

Deri më tash, gjitha dërgesat e ndihmave u menaxhuan me protokolle pa kontakte për ta ndaluar përhapjen e virusit.

Tonga është mbyllur sot, ndërsa situata do të rishikohet çdo 48 orë.

Rruga Press

YouTube player