Lajme

Regjistrohen 260 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 260 raste të reja me COVID nga 2016 testime të kryera në total. Ndërkohë janë shënuar 5 viktima për shkak të koronavirusit, konkretisht tre qytetarë nga Tirana 72-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 80 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 92 vjeç.

Janë 4,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,798 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja me COVID janë identifikuar në këto bashki: 93 në Tiranë, 13 në Berat, 12 në Durrës, 11 në Sarandë, 10 në Shkodër, Vlorë, Lushnje, 7 në Kamëz, Korçë, 6 në Prrenjas, 4 në Kurbin, Krujë, Kavajë, Fier, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Elbasan, 3 në Kukës, Lezhë, Mirditë, Shijak, Divjakë, Përmet, Gramsh, 2 në Tropojë, Rroskovec, Patos, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Dimal, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, Dibër, Libohovë, Maliq, Kuçovë, Poliçan.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti-covid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Lexo më shumë  Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore

Statistika (19 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          260
Të shëruar në 24 orë       733
Të shtruar në spitale       88
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 2016

Testime totale                1,726,882
Raste pozitive                 270,164
Raste të shëruara           261,798
Raste Aktive                    4,928
Humbje jete                     3,438

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1,638
Fier                   769
Vlorë                468
Elbasan           479
Berat                375
Lezhë               321
Durrës              187
Shkodër           184
Gjirokastër      173
Kukës               160
Korçë               152
Dibër                 21

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *