KryesoreLajme

Regjimi në panik – Del mesazhi i Arbi Maznikut: Hapni llogari fiktive, shpërndani, luftoni në komente

Mesazhe të shpërndara në rrjete sociale dhe aplikacione komunikimi që mbajnë emrin e Arbian Maznikut, ku u kërkohet personave të hapin llogari të shumta në platforma si Instagram, TikTok dhe Facebook, me qëllim ndërhyrjen në komente dhe rritjen e ndërveprimeve online.

Sipas përmbajtjes së mesazhit të shpërndarë, përdoruesve u kërkohet të krijojnë profile me identitete jo reale dhe të organizohen në grupe për të ndikuar në diskutimet publike përmes komenteve, pëlqimeve dhe shpërndarjeve.

Lexo më shumë  Haxhiu sot cakton datën e seancës konstituive

Në tekstin e mesazhit theksohet gjithashtu nevoja për koordinim të këtyre veprimeve, duke sugjeruar një strategji të organizuar për të ndikuar në perceptimin publik në rrjetet sociale.

Mesa duket qeveria dhe gjithë strukturat e saj qenkan në panik dhe janë duke u përpjekur që të baltosin vullnetin e popullit me çfarë do lloj mënyre.

Rruga Press

YouTube player