Lajme

“Regjimi i Vuçiqit” ndaloi shfaqjen e filmave shqip në Bujanoc, Çeku: Ky është përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar

Duke se “regjimit” të presidentin serb, Aleksandër Vuçiqi, po i pengojnë edhe filmat shqip. Kështu siç bën të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, se një ditë para shfaqjes së dy filmave në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, policia serbe i merr në bisedë informative vetë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, producentin dhe aktorët e filmave.

Çeku këtë e ka cilësuar si t paprecedent dhe të papranueshme.

“I paprecedent dhe i papranueshëm rasti i mbrëmshëm në Komunën e Bujanocit, ku u ndalua shfaqja e dy filmave në Shtëpinë e Kulturës. Një ditë para shfaqjes së filmave, policia e Serbisë i merr në bisedë informative drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, producentin dhe aktorët e filmave”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Lexo më shumë  Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletëthirrje, tani thotë se shkoi me këmbët e veta në SPAK

Çeku ka theksuar se autoritetet serbë kanë ndaluar shfaqjen filmave deri një vendim të radhës.

“Pa asnjë motiv konkret, e madje duke e paragjykuar përmbajtjen e filmave, autoritetet serbe ndalojnë shfaqjen e filmave deri në një vendim të radhës. Ky akt më e pakta që mund të emërohet, është mosdurim nacional. E për fat të keq ka ende qarqe politike brenda, në rajon e jashtë që besojnë në ndryshimin e Serbisë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, politizimi i artit nga ana e Serbisë me motivim e vetëm sepse janë aktorë shqiptar dhe se filmat mbështeten nga Qeveria e Kosovës është përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar apo do të ndryshojë.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

“Pikërisht politizimi nga ana e Serbisë edhe i artit, me të vetmin motiv që filmi është me aktorë shqiptarë dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar, apo se mund të ndryshojë. Ky projekt ishte njëri nga 78 projektet që Qeveria jonë i mbështeti financiarisht përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar. Projekte këto që bartnin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin, avancimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës”, ka përfunduar Çeku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *