Bota

Refuzoi të ndihmonte emigrantët, Matteo Salvini rrezikon 15 vite burg

Matteo Salvini, kreu i partisë së krahut të djathtë të Italisë, Lega Nord, doli në gjyq gjatë të shtunës me akuzën se ndaloi zbarkimin e më shumë se 100 emigrantëve në vitin 2019.

Salvini, i cili  në atë kohë ishte ministër i brendshëm, i la emigrantët të bllokuar në det derisa prokurorët urdhëruan sekuestrimin e anijes dhe evakuimin e njerëzve në bord.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Anija e shpëtimit Open Arms,, kaloi pothuajse tre javë në det, pasi Salvini i refuzoi lejen për t’u ankoruar.

Nëse shpallet fajtor, pas një procesi të gjatë gjyqësor  Salvini mund të përballet me 15 vjet burg. Dënimi mund ta ndalojë Kreun e Lega Nord që të ushtrojë funksione qeverisëse.

Gjyqi do të fillonte më 15 shtator, por u shty sepse salla e gjyqit u konsiderua shumë e vogël.

Gjatë 14 muajve të tij si ministër i Brendshëm, Salvini ndaloi disa varka që të ankoroheshin në Itali në një përpjekje për të ndalur flukset e emigrantëve dhe akuzoi organet bamirëse se inkurajonin e kontrabandën e njerëzve.

Salvini e largoi partinë Lega Nord  nga qeveria e koalicionit në verën e vitit 2019 në një përpjekje të dështuar për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *