Bota

Refuzimi i Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë, reagon Vitali Klitschko: Kjo do të thotë të mos i ofrosh ndihmë mikut

Kryebashkiaku i Kievit, kampioni i botës në boks Vitali Klitschko, është shprehur i zhgënjer në lidhje me vendimin e Gjermanisë për të ndaluar dërgimin e armëve në Ukrainë.

“Kjo do të thotë të mos i ofrosh ndihmë mikut në një situatë dramatike në të cilën ndodhet vendi ynë” ka thënë Klitschko për gazetën gjermane Bild.

Sipas ish-kampionit të botës në boks, vendimi i Gjermanisë ngre dyshim nëse ata janë në anën e lirisë apo të agresorit.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Ai ka shtuar se Ukraina kërkon vetëm që të jetë një vend i lirë, demokratik dhe i pavarur, duke shtuar se nuk do të sulmojnë askënd, por vetëm do të mbrojnë vendin e tyre.

“ Për këtë arsye në vitin 2014 kemi demonstruar në sheshin Majdan muaj të tërë.

Pikërisht për këtë do të luftojmë edhe më tej, nuk do ta sulmojmë askënd por vetëm do ta mbrojmë vendin tonë” ka thënë ai.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Klitschko, është biri i një gjenerali sovjetik i cili ka shërbyer edhe në Gjermaninë Lindore, bashkë me të vëllain po ashtu kampion boksi, kanë jetuar një kohë të gjatë në Gjermani. Vitali nga viti 2005 merret me politikë.

Rruga Press

YouTube player