Lajme

Kurti: Në këtë krizë s’ka zgjidhje të lehtë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në një situatë të tillë energjetike nuk ka zgjidhje të lehtë, pasi që kriza është e rëndë. Ai deklaroi se duhet zgjedhur mes reduktimeve, subvencionimit të energjisë nga shteti dhe shtrenjtimit të faturës së konsumatorëve. Sipas tij, zgjidhja duhet gjetur në mes të këtyre dy të fundit.

“Nga dita e djeshme nga ajo që mund të shohim është që piku nuk po bie. Ka qenë 1380 kw/h, por edhe konsumi është shumë i lartë. Edhe ngarkesa bazë është rritur, para një jave ka qenë 700kW/h, mbrëmë ka qenë 908kW/h. Piku s’po bie, lajm i mirë është rikthimi i bllokut B2. Importi ka rënë përgjysmë. Nuk ka zgjidhje të lehtë, s’ka as zgjidhje optimale sepse kriza është e rëndë”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Lubonja: Nëse SPAK do ishte i pavarur, Veliaj do të arrestohej

“Qytetarët kanë fantazi, mund të fantazojmë edhe unë edhe ju por s’është e mundshme as subvencionimi, as shtrenjtimi i faturës e as reduktimet. Është e domosdoshme të kuptohet se s’ka zgjidhje ideale”, shtoi tutje.

Kurti deklaroi se në katër vjetet e fundit, Kosova kurrë s’ka pasur më shumë qytetarë që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike.

“Në dhjetor të vitit 2021, ka pasur rritje të çmimit të gazit natyror prej 180kW/orë, krahasuar me fillimin e vitit 2021. Ka ndodhur një rritje e çmimit global të gazit për shkak të kërkesës për gaz. Edhe Kosova është ndikuar nga rritja e çmimeve në Evropë.”

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Rruga Press

YouTube player