Lajme

Reforma në Drejtësi/ Kurti: Ndryshe nga Shqipëria do të konfiskojmë pasuritë

Kryeministri i Kosovës dha këtë të diel një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, ku foli dhe mbi planin e qeverisë së tij për të ndërmarrë reformën në drejtësi në Kosovë.

Kurti tha se ka urdhëruar ministren e Drejtësisë që të ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha gabimet e vetingut të bërë në Shqipëri, në mënyrë që në Kosovë të ketë një aplikim sa më efikas.

Kurti theksoi se reforma në drejtësi, ndryshe nga Shqipëria duhet të përfshijë dhe konfiskimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Albin Kurti: Unë nuk është se i di hollësitë, por e kam udhëzuar Ministren e Drejtësisë ta ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha mësimet nga procesi i vetingut në Shqipëri. Unë mendoj se ja ka vlejtur procesi i vetingut në Shqipëri mirëpo të gjitha defektet do të duhet të evidentoheshin. Në seancën e fundit të parlamentit të Kosovës ne porsa e kaluam në lexim të dytë projekt ligjin për konfiskimin pasurive të pa justifikuat a pra nuk është problem vetëm pasuria e paligjshme por edhe e pajustifikueshme sepse nuk mund të kesh të ardhura të ulëta ndërkohë pasuri marramendëse.

Padyshim konfiskim. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë prokurorët apo gjykatësit sepse në Kosovë ka njerëz që kanë zhvatur me dekada nuk janë as prokurorë as gjykatës. Para se të vinim ne në qeveri ka qenë një parullë cinike për punonjësit shtetërorë thonin rroga e vogël fitim i madh kjo rroga e vogël e fitim i madh ka marrë fund me neve. Vetëm në vitin e kaluar kemi patur 854 operacione policore kemi arrestuar 3201 persona për korrupsion e krim prej tyre 301 janë zyrtarë shtetërorë. Kemi konfiskuar mbi 1.8 tonë substancë narkotike kemi shkatërruar 69 grupe kriminale dhe 5 laborator të drogës në veri të Kosovës. Ne jemi polici por rendi është që edhe prokurorët dhe gjyqtarët të jenë efikas.

Në Serbi duhen ndryshime tepër të thella që unë e kam vështirë që mund të bëhen kaq shpejtë që të mund të quhemi vende mike. Fqinjësi e mirë europiane është kufiri i imagjinatës sime për 15 vjetorin e ardhshëm. Kjo për shkak se e kanë vrarë kryeministrinë tyre demokrat 20 vite më parë dhe ekspertët, intelektualët e progresistët e lëshuan vendin Serbia ka hyrë në një fazë të errët. Për tu rikthyer nuk mendoj se mjaftojnë 15 vjet por për të arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ku ne jemi bashkë një një rajon me njohje reciproke e synojmë BE-në ne edhe Nato-në prej dallim prej tyre mund të jetë e mundshme. Për këtë them se është e vështirë sepse i duhet të distancohet edhe nga Millosheviçi në të kaluarën edhe prej Putinit në të tashmen e për momentin nuk kemi asnjë prej tyre.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Platforma E-Komuna u mundëson qytetarëve shërbime më të mira
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *