Reforma e re e ligjit në Britani – Si do të dënohen shoferët që do shkaktojnë aksidente fatale
Gjyqtarët tani do të kenë mundësi që t’u japin dënim me burgim të përjetshëm shoferëve të rrezikshëm që shkaktojnë aksidente me fatalitet dhe shoferëve të pakujdesshëm që nën ndikimin e drogës dhe alkoolit shkaktojnë vdekjen e pjesëmarrësve të komunikacionit.
Ligji aktual lejon dënimin me maksimum 14 vite burgim për çdo krim të këtij lloji, shkruan BBC.
Por “të gjithë ata që janë përgjegjës për vdekjet në aksidente trafiku tani do të mund të përballen me burgim të përjetshëm”, tha Dominic Raab, sekretari i drejtësisë, transmeton Telegrafi.
Këto ndryshime do të futen në ligj si pjesë e aktit për Polici, Krim, Dënim dhe Gjykata.
Sipas ligjit të ri, edhe shoferët që shkaktojnë lëndimin e të tjerëve për ngasje të pakujdesshme, duke përfshirë këtu edhe lëndime afat-gjata ose lëndime permanente do të mund të përballen me dënime më të ashpra.
Ndryshimi i propozuar i ligjit për herë të parë u kërkua në vitin 2017, dhe të martën do të hyjë në fuqi.
Ky ndryshim do të zbatohet për shkeljet në Angli, Skoci dhe Uells, por jo edhe në Irlandën Veriore, vend i cili ka ligj të veçantë mbi sigurinë në rrugë.
“Shumë jetë kanë humbur për shkak të veprimeve të pakujdesshme të atyre që janë pas timonit, shume familje janë shkatërruar prej këtyre veprimeve”, shtoi Raab.
Rruga Press