Bota

Reforma e pensioneve/ Francezët lajmërojnë për grevën më të madhe

Franca pritet të zhvillojë grevën më të madhe nesër, ku sindikatat kanë bërë thirrje për pjesëmarrjen e punëtorëve kundër reformës së nxitur nga qeveria për sistemet, një reformë që përfshin, ndër të tjera, një rritje të moshës së daljes në pension nga 62 vjeç që është sot, në 64 vjeç.

Greva pritet të përfshijë veçanërisht sektorin e transportit, si rrugor dhe hekurudhor ashtu edhe në atë ajror. Shumica e rrugëve pritet të jenë të mbyllura ndërkohë që sindikatat e shoferëve të kamionëve kanë kërcënuar se do të mbyllin rrugët kryesore të vendit.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Greva pritet të prekë kryesisht sektorët e energjisë, zinxhirit ushqimor dhe arsimit, me shumë shkolla dhe universitete që do të jenë mbyllura në atë që mediat franceze po e quajnë “greva më e madhe”.

Sipas autoriteteve, do të protestojnë rreth 1 milion francezë, ndërsa sindikatat presin që numri i demonstruesve të kalojë 2 milionë. Sindikatat kanë njoftuar se do të mbahen mitingje në 260 qytete franceze.

Sipas një sondazhi të kryer në emër të stacionit televiziv BFMTV, 64% e francezëve janë në favor të grevës, ndërsa 57% janë në favor të një greve të përgjithshme të përhershme.

Për sa i përket procesit parlamentar të projektligjit të pensioneve, ai tashmë është në fazën përfundimtare, pra pritet vetëm miratimi i tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *