BallinaLajme

Reforma e fiskalizimit, Papajani: I shërben vetëm tatimeve, kosto për biznesin

Reforma e fiskalizimit në Shqipëri do t’i shërbejë vetëm shtetit, teksa biznesi do të ngarkohet me kosto shtesë për t’iu përshtatur kritereve të ligjit.

 Ish-drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, bazohet tek vetë ligji, për të argumentuar se qëllimi kryesor është rritja e mekanizmave të kontrollit për shmangjen e evazionit. Kur për të bërë një krahasim, në Bashkimin Europian faturat elektronike janë prezantuar për të reduktuar kostot materiale, shpejtuar pagesat në prokurimin publik dhe lehtësuar tregtinë ndërkufitare.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Ish-drejtori i Tatimeve komenton edhe pritshmërinë e qeverisë për të rritur të ardhurat me 15% pas zbatimit të këtij sistemi të ri. Një parashikim i pabazuar në një analizë konkrete, sipas Papajanit, dhe që ka rezultuar i dështuar edhe në përpjekjet e mëhershme për të formalizuar ekonominë.

Papajani vlerëson se edhe afati 9-mujor për të përfshirë në këtë sistem të ri të gjithë bizneset është shumë i nxituar, veçanërisht krahasuar me afatet disa vjeçare të zbatuara nga Bashkimi Europian.

Lexo më shumë  Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Rruga Press

YouTube player