Lajme

Reciproriteti për targat, takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

Grupet e Punës të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për targat janë takuar sërish në Bruksel për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje.

Kjo është konfirmuar nga i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak që shkroi se diskutimet sollën më shumë qartësi ldihur me zgjedhjen e përhershme.

Lexo më shumë  Bulliqi pret Maqedoncin, diskutojnë për projektet e FSK-së

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt të Grupit Punues për targat. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët që të vazhdojnë të punojnë për opsionet e mundshme deri në përfundim të afatit”, shkroi Lajçak

Çështja e targave rriti tensionet nga ana e Serbisë, kur Prishtina zyrtare vendosi për reciprocitet në këtë çështje. Të dy vendet u dakorduan që të aplikohen ngjitëset deri në zgjidhjen e plotë të çështjes për të cilën po angazhohen këto grupe punuese.

Lexo më shumë  KAOSI ME DIGJITALIZIMIN/ e-Albania si Ngushtica e Hormuzit, herë hapet, herë mbyllet! Bizneseve iu bllokohet puna

Rruga Press

YouTube player