KryesoreLajme

Reciprociteti i targave, sot takohen grupet e punës Kosovë-Serbi

 Dy grupet e punës së Kosovës dhe Serbisë do të takohen ditën e sotme në Bruksel për të diskutuar zgjidhjet e mundshme për sa i përket reciprovitetit të targave të automjeteve mes dy vendeve.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Në këtë takim do të diskutohen opsionet për t’i dhënë një zgjidhje të përhershme çështjes së reciprocitetit të targave, çështje e cila është kthyer në burimin e herëpashershëm të tensioneve mes dy vendeve.

“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore. Zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim”, shkruan RTK.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Marrëveshja e arritur në Bruksel e ka zhbllokuar situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve. Në marrëveshjen me afat gjashtëmujore, për të cilën u ra dakord nga kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, 21 tetori është përcaktuar si një datë ku do të fillonte puna për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për çështjen e njohjes së targave të automjeteve. Grupi i punës synon të gjejë një zgjidhje të përhershme dhe pritet të takohet rregullisht. Takimet nga kryenegociatorët dhe në nivelin më të lartë do të vazhdojnë në mënyrë të pavarur nga grupi i punës. Nuk ka ende  nje datë të përcaktuar për takimin e kryenegociatoreve Prishtinë- Beograd.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *