Opinion/Aktualitet

Reçaku, gjaku ynë që nuk harrohet kurrë!

Nga Qemajl Aliu – Kryetari i Komunës së Shtimes

Përpjekja e shtetit të Serbisë për të mohuar Masakrën e Reçakut, në të cilën para 22 vite forcat e regjimit të Sllobodan Millosheviqit patën vrarë 42 civilë të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptarë është shqetësuese.


Kjo po bëhet nga udhëheqësit e lartë të Serbisë, të cilët kanë gisht drejtpërdrejt në fshehjen e krimit të ndodhur në mëngjesin e acartë, më 15 janar 1999. Me këtë veprim po tentojnë t’i ikin përgjegjësisë shtetërore zyrtarët aktual të Serbisë që kanë ndihmuar të ndodhin krimet kundër njërzimit në fshatin Reçak dhe gjithandej Kosovës.
Prandaj, përpjekja e Serbisë për xhirime të rrejshme për Masakrën e Reçakut është tentim për tjetërsim të historisë, njëherit edhe ofendim për familjarët e viktimave dhe ne bashkëvendasit, ne jemi me vite duke e pritur gjykimin e kriminelëve të luftës që shëtisin të lirë nëpër Serbi.

Lexo më shumë  Koncepti i politikës së jashtme të Serbisë: Kombinimi i gjeoekonomisë dhe gënjeshtrës në funksion të interesit kombëtar


Meqenëse bota demokratike kishte parë me sytë e vet Masakrën e Reçakut, ajo ishte një dëshmi e fortë që forcat e sigurisë serbe kishin kryer krime kundër njerëzimit.


Përndryshe, Masakra e Reçakut ishte një nga momentet vendimtare për nisjen e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 24 mars 1999.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *