Sport

Realit i soset durimi për Mbappe, i vendos afat PSG-së për blerjen e yllit francez

Kylian Mbappe është i destinuar për t’u transferuar te Real Madrid teksa për t’u bindur ngelet vetëm PSG-ja, që për hir të së vërtetës, po ja bën gjithnjë e më të vështirë situatën madrilenëve.

Pasi refuzoi ofertën e parë prej 160 milionë eurosh, parisienët ndodhen përballë një oferte 170 milionë + 10 bonuse, por klubi francez sërish nuk është i kënaqur.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Real Madridit po i sos durimi pasi një ofertë e tillë në kohë krizazh është jashtë normales dhe për këtë madrilenët nuk e kuptojnë se pse PSG-ja po e vonon tratativën.

Sipas gazetës spanjolle “MARCA”, Real i ka vendosur ultimatum PSG-së që të pranojë ofertën deri ditën e nesërme, përndryshe madrilenët do të tërhiqen dhe do të nënshkruajnë në janar me futbollistin.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Kontratat e Mbappe përfundon vitin tjetër, dhe kështu PSG-ja do të humbiste një mal me para pasi Real do ta transferonte falas yllin francez. Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë deri në fund, pasi kanë ngelur dhe 3 ditë nga fundi i merkatos së verës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *