Sport

Reali i Madridit mban pezull sulmuesin e Liverpoolit, si alternativë të Mbappe

Mungesa e firmës së Kylian Mbappe te Parisi për të rinovuar tregon edhe një herë dëshirën e tij për t’u larguar dhe opsioni i parë mesa duket mbetet Real Madridi.

Sulmuesi francez ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor për madrilenët, pavarësisht kostos së lartë. Nëse për një arsye apo një tjetër, transferimi i Mbappe dështon sërish këtë verë, drejtuesit e Real Madrid kanë gati një plan ‘B’. Sipas mediave spanjolle, Carlo Ancelotti i ka sugjeruar presidentin Perez emrin e Mohammed Salah.

Në fakt egjiptiani nuk është një emër i ri në listën e Perez, edhe më herët, presidenti i Real Madrid ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër. Salah nuk e ka më atë lidhje të pathyeshme me Liverpool dhe me vetë trajnerin Jurgen Klopp, ndërkohë që mbylli një sezon jo pozitiv dhe këtë verë mbase është mundësia ideale për të trokitur në dyert e klubit të kuq me një ofertë konkrete.

Edhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për një transferim të lehtë, t’i rrëmbesh Liverpool sulmuesin egjiptian kërkon një sforco të madhe ekonomike, por Ancelotti kërkon një blerje të madhe për të rikthyer Real Madridin në nivele të larta në Champions League.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *