KryesoreLajme

Reagon ministri Sveçla pas refuzimit të vizitës në Luginë: Do të veprojmë mbi parimet e reciprocitetit

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi i është refuzuar vizita në Luginën e Preshevës. Ai tha se ky akt i Serbisë ësh5të tregues e dëshmi për destruktivitetin e shtypjen e vazhdueshme që bën ajo ndaj shqiptarëve.

Në reagimin e lëshuar për media, minsitri Sveçla ka sqaruar se me datë 29 dhjetor ka pranuar ftesë nga Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për vizitë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Sipas agjendës, ishin planifikuar takime në selitë e Këshillit në tri komuna si dhe me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi.

“Me kënaqësi kam pranuar ftesën dhe kam filluar përgatitjet.  Në respektim të marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave të deritanishme, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kemi përcjellur agjendën dhe informatat e nevojshme të delegacionit në zyrën ndërlidhëse të Serbisë për leje të hyrjes në Serbi dhe realizim të vizitës”, tha Sveçla.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Ai bëri të ditur se mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd është njoftuar se kërkesa për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye e shpjegim.

“Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës.  Ky refuzim pa asnjë arsyetim nga Serbia disa orë para realizimit të vizitës, nuk zbehë qëllimet dhe angazhimin tonë për shqiptarët e Luginës. Ndër të tjera, nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

Në këtë rast, ministri Sveçla tha se për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë, do të veprojnë mbi parimet e reciprocitetit si vlerë e barazisë mes dy shteteve tona.

YouTube player