Lajme

Reagon ministri Peci: Nuk ua kam frikën uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë ditës së sotme bëri të ditur se ka nënshkruar vendim për lirimin e pronës së Institutit për Hulumtime Shkencore në Bujqësi që gjendet në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

E tani ministri Pecia ka reaguar ndaj pretendimeve të një personi, i cili tha se ka dokumente se prona është e tij dhe se për hapat e marrë do ta padisë Pecin.

Ministri ka theksuar se tentimet e tilla nuk e kthejnë pas në vendime të drejta e të të mirë të shtetit.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Nuk ua kam frikën ozurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë! Paradoksi: 700 metra katrorë lokal afarist në pronë të shtetit dhe padi Ministrisë se nuk i din mirë kufijtë!  I gjithë oborri i pronës së IBK-së është ndërtim i vrazhdë betoni i shndërruar në depo, ndërsa vazhdon euforia e kërcënimit me padi të Ministrit!  Për koincidence edhe kumbara i tjetërsimit të pronave Fehmi Geci, përmes ish-punonjësve serb të IBK-së vazhdon ta përsërisë të njëjtën frazë”, ka shkruar në reagimin e tij ministri.

Ai tha se ka patur dhe deputet që e kanë paditur, por askush në Kosovë nuk mund të flasë për një shkelje ligjore e hiç se hiç për keqpërdorim apo keqmenaxhim të një centi të taksapaguesve.

“Sinkronizim i hatashëm e i vazhdueshëm! Të mjerë!  Kosova qëndron mbi themelin e gjakut të derdhur, e ka akoma njerëz në këtë vend që e dinë dhe e vlerësojnë këtë sakrificë!” ka shkruar ministri Peci.

Rruga Press

YouTube player