Bota

Reagon Kievi pas incidentit mes dronit amerikan dhe aeroplanëve rusë në Detin e Zi: Është sinjal që Putini dëshiron ta zgjerojë luftën

Pas rrëzimit të një droni të ushtrisë amerikane mbi Detin e Zi pasi u përplas me një nga dy aeroplanët rusë, vjen reagimi i parë nga Kievi.

Oleksiy Danilov, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se incidenti tregoi se Rusia është gati të zgjerojë luftën.

“Incidenti me fluturaken amerikane pa pilot MQ-9 Reaper që Rusia e provokoi mbi Detin e Zi, është sinjal se Putini është i gatshëm të zgjerojë zonën e konfliktit dhe në të përfshijë palë tjera”, tha Danilov në një postim në profilin e tij në Facebook.

Lexo më shumë  Vuçiqi takohet me zëvendëskryeministrin kinez, thotë se Kina po e mbështet Serbinë nga “ndërhyrjet e huaja” për të cilat akuzon Perëndimin

Ndryshe dje rreth orës 19:00 mbi Detin e Zi u rrëzua një dron i ushtrisë amerikane që po lëvizte në hapësirën ajrore ndërkombëtare, pasi u përplas me një nga dy aeroplanë luftarakë rusë.

E sipas zyrtarëve amerikanë, pilotët e aeroplanëve rusë i kishin hedhur sipër derivat, dhe derisa po ngritej lart aeroplani rus kishte goditur me “bisht” helikën e dronit.

Kjo nuk i la shumë zgjidhje operatorit të dronit veç se ta rrëzojë në Detin e Zi. Në anën tjetër Rusia mohon të ketë patur kontakt mes aeroplanëve të Moskës dhe dronit amerikan.

Rruga Press

Lexo më shumë  Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *