Lajme

Këshilli i Stabilizim-Asocimit, Borrell “zbarkon” sot në Tiranë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e sotme dhe neser dhe Maqedoninë e Veriut më 16-17 mars.

Lajmin e bëri të ditur Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, që përmes një njoftimi për mediet thekson se këto vizita do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri dhe BE-Maqedonia e Veriut në kuadër të marrëveshjeve të tyre përkatëse të Stabilizim-Asociimit, si dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në të dy vendet dhe në Ballkanin Perëndimor.

Kjo është hera e parë që këshillat përkatëse të Stabilizim-Asociimit mbahen në Tiranë dhe Shkup.

Sipas axhendës së publikuar nga delegacioni i BE-së, Borrell do të takohet me Kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë, më 16 mars.

Lexo më shumë  Haxhiu ka dekretuar shpalljen e 6 ligjeve të rëndësishme, të miratuara nga Kuvendi

Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në EBS.

Pasditen e sotme, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja, si dhe do të zhvillojë një bisedë me përfaqësues të rinisë.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut. Më 16 mars, ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, përpara se të udhëheqë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të të Stabilizim-Asociimit BE-Maqedonia e Veriut, të premten, më 17 mars. Maqedonia e Veriut këtë herë do të kryesojë Këshillin dhe do të përfaqësohet nga Kryeministri Kovaçevski, ndërsa Komisioni Evropian nga Komisioneri Várhelyi. Këshilli do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp rreth orës 11:30, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në EBS.

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza

Gjatë vizitës së tij, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe, përfshirë me presidentin Stevo Pendarovski, ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe kryetarin, zëvendëskryetarët, koordinatorët e partive politike dhe kryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian – Komisioni për Çështjet Evropiane i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *