Reagon Haxhiu pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Byroja do të bëhet
Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se pesë nenë të këtij ligji bien ndesh me Kushtetutën.
I mënjëhershëm ka qenë reagimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se është është e qartë që vullneti i qytetarëve për drejtësi po tentohet të përmbyset nga një grup njerësish që ende u bëjnë dhe i kanë borxhe nomeklaturës së vjetër.
“Byroja do të bëhet. Pasuria publike e shpërdoruar e përvetësuar do të konfiskohet. Vullneti popullor do të jetësohet”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.
Rruga Press