KryesoreLajme

Reagimet kundër VV-së dhe manifestimi i frikës nga humbja e pushtetit në Maqedoni

Prania e Vetëvendosjes në Maqedoni përmes mbështetjes së opozitës shqiptare dhe pjesëmarrjes në listën e tyre zgjedhore të Bekim Qokut, ka nxitur reagime të shumta nga klikat gazetareske në mbarë trevat.

Analistë, gazetarë e politikanë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, ironikisht, bëhen bashkë, si e si që opozita shqiptare e Maqedonisë të mos ketë një qëndrim politik të njejtë me shqiptarët e Kosovës.

Ben Andoni i Shqipërisë, Ridvan Berisha, Lirim Mehmetaj e Vehbi Kajtazi të Kosovës, Imer Selmani e Sefer Selimi të Maqedonisë, janë më të bashkuar se kurrë nën një ide, që shqiptarët rrezikohen nga bashkëpunimi. Pra, këto shqiptarë të trevave të ndryshme, bashkëpunojnë bashkarisht që të na thonë se bashkëpunimi i shqiptarëve është problem.

Asnjë nga këta analistë e gazetarë nuk është shprehur kur Edi Rama ka thirrur krerët e partive në Tiranë, një e nga një.

Mbi këtë amulli të ngritur nga këto analistë e gazetarë, e sqaron shumë mirë në një intervistë për Alsatin e Maqedonisë analisti Arsim Zekolli.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ai thotë se reagimet kundër paraqitjes së VV-së janë manifestimi i frikës nga humbja e pushtetit. Ai thotë se Vetëvendosja është pranishme si frymë te rinia shqiptare në Maqedoni.

Këto reagime vijnë nga struktura të cilat janë mësuar të veprojnë, punojnë, kalkulojnë dhe bashkëpunojnë me njerëz të parashikueshëm, të ashtuquajturit ‘shqiptarë të sistemit’. Çdo gjë që del jashtë kornizave të këtij sistemi natyrisht që u shkakton shqetësim. Faktikisht ky shqetësim është diçka shumë pozitive sepse tregon dhe identifikon se prej nga mund të vij ndryshimi për mirë.

Është normalë që me një rreth i cili është mësuar me një veprim politik 20 vjeçar të BDI-së, me struktura tanimë të njohura për të gjithë, strukturat e Maqedonisë, paraqitja e një figure, qoftë e Albin Kurtit apo e Vjosa Osmanit, kushdo qoftë që është jashtë këtyre kornizave, shkakton shqetësim edhe mosnjohje se çka mund të sjellë.

Hipokrizia e reagimeve të tilla është se në fakt të gjithë ata që dje edhe sot sulmojnë bashkëpunimin me LV-në ose me z. Kurti, në një mënyrë apo tjetër do kishin dëshirë të kishin të njëjtin bashkëpunim, por të shkonte në llogari të tyre. Kështu që gjatë gjithë atyre ankesave apo kritikave që degjuam do doja që tu përgjigjem me një pyetje shumë të thjeshtë: Çfarë kanë qenë dhe çfarë janë kontaktet dhe kërkesat nga LSDM-ja, VMRO-ja dhe BDI-ja për bashkëpunim me LV-në dhe z. Kurti për këto 3-4 vitet e fundit.

Është e habitshme që ka kaq ankesa të mëdha për ndonjë mundësi të LV-së të bashkëpunojë edhe në Maqedoni, ndërkohë që në pushtet për 20 vite kemi një parti si BDI-ja, e cila vetë nga goja e kryetarit të tyre thotë se është e krijuar mbi bazat e UÇK-së së Kosovës, por edhe të Lëvizjes për Kosovë. Pra, çfarë po bën Vetëvendosja të cilën Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk janë duke e bërë që 20 vite. – tha analisti Arsim Zekolli.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
YouTube player
YouTube player