Lajme

Raundi i dytë i zgjedhjeve! Sot fillon zyrtarisht fushata në Kosovë

KOSOVË-Ditën e sotme nis zyrtarisht fushata parazgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 14 nëntor. Fushata do të zgjasë pesë ditë nga 8 deri më 12 nëntor.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të votohet në 21 komuna, përfshirë këtu Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën, Podujevën, Drenasin, Kaçanikun, Istogun, Dragashin, Fushë Kosovën, Obiliqin, Klinën, Kamenicën, Rahovecin, Junikun, Vitinë, Malishevën, Vushtrrinë, Shtimen, Kllokotin dhe Mamushën.
Në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të garojë në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Lexo më shumë  Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Igli Tare parqitet në SPAK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të jetë në garë në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) garon në raundin e dytë në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) garon në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog. Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate do të jetë në balotazh vetëm në Komunën e Malishevës.

Lexo më shumë  Tabela/ Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *