Shëndetësi

Rastet me Covid-19 janë ulur, Alimehmeti: Momenti të rishikohen masat

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, thotë se vendi ynë ndodhet në fazën ku heqja e masave anti-Covid mund të konsiderohet.

Alimehmeti argumenton mendimin e tij duke thënë se kurba e infektimeve në Shqipëri është në rënie dhe se kjo është një shenjë që tregon se masat anti-Covid duhen rishqyrtuar.

Ilir Alimehmeti: 

Kurba ka qenë në rënie prej disa javësh. Më 23 janar patëm pikun e shtrimeve spitalore. 

Sot kemi rënë nën shifrën 100 të shtruar në spital. Tendenca e trajektores është në rënie.

Presim që kjo rënie të vazhdojë. Në Shqipëri koeficienti “r” i kurbës  në 1 shkurt ishte 0.55, numri më i ulët në historikun e vendit tonë. Koeficienti është në rënie, qartësisht jemi në momentin që mund të mbështetet heqja e masave.

Megjithatë, ka ende pacientë të shtruar në spital.

Ne na shqetëson edhe një i vetëm që humb jetën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *