KryesoreOpinion/Aktualitet

Njerëz pa hundë

Nga Pavjo Gjini

Menaxhimi i mbetjeve përpos përfshirjes së çështjeve të lidhura me ligjin për koncesionet dhe klane korruptive, përfshin edhe një përmasë tjetër të rëndësishme, një përmasë të qytetërimit/kulturës së përditshme, mënyrën sesi i raportohemi mbetjeve tona, sesi distancohemi prej tyre, se çfarë ere na vjen prej tyre, se çfarë ndjesish e mendimesh na shkakton ajo erë.
Një hapësirë private dhe publike e strukturojmë si hapësirë shoqërore përmes përjashtimit dhe izolimit të mbetjeve tona. Mes natyrës dhe kulturës/shoqërisë qëndron mpleksja e nuhatjes me shijen. Ndoshta është hunda e para që mendon, gjykon e diferencon një hapësirë të qytetëruar nga një jo e tillë; më thuaj se çfarë ia tërheq mendjen hundës tënde të të them se cili je. Irritimi dhe mpleksja e hundës me çështje thelbësore të gjykimit dhe qytetërimit është aq e ngarkuar me tensione ekzistenciale dhe shoqërore.
Ndërkohë që Universiteti Bujqësor dhe mediat në Shqipëri, ndër të tjerë, paskan vite që janë blerë nga fantazmat e inceneratorëve për të higjenizuar imazhin e tyre publik dhe kanë korruptuar arsyet e ekzistencës së tyre (ndjekjen e të vërtetave dhe informimin publik) mijëra banorëve të Tiranës na duhet të varrosim të dashurit tanë në Sharrë nën një kutërbim të atillë të plehrave ngjitur sa i gjithë raporti me jetën, humbjen, vdekjen dhe varrimin ndërmjetësohet nga era e plehrave ngjitur, duke e bërë edhe më komplekse marrëdhënien mes trupit, mbetjeve të tij dhe trupit si mbetje. Vështirë se mundet të përjetojmë një tension më të madh sesa tensioni në hund kur shkojmë për varrime në Sharrë.
Ndërkohë që po shtrohet pyetja nëse mban erë puna e inceneratorëve dhe nëse era po vjen nga zyra e Kryeministrisë dhe e Bashkisë Tiranë, mu kujtua poezia më shtangëse e Hatibit ‘Njerëz pa hundë’ te përmbledhja e fundit Transkript nga Krevati Tjetër. Ata që punojnë në këto zyra i imagjinoj si njerëz pa hundë.

Lexo më shumë  Nisin zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *