KryesoreLajme

Rashiqi ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës

Partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” e Nenad Rashiqit thotë se e ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës. 

Kur janë procesuar 99.65 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme të së dielës, partia e Rashiqit i ka 4715. Me rezultatin aktual i takon një ulëse.

Në një postim në faqen e partisë në Facebook, është thënë se është arritur të sigurohet ulëse. Lista Serbe kishte pretenduar të dielën se ka siguruar dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb. 

Lexo më shumë  Lirohen 14 protestuesit, gjykata e cilëson të paligjshëm ndalimin nga policia

“Mbështetja e juaj është forca që na detyron të vazhdojmë në luftën për liri, drejtësi dhe mbijetesë të popullit tonë. Falë këtij besimi, partia ‘Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë’ është përsëri një parti parlamentare, e cila përfaqëson një konfirmim të fortë se zëri i popullit nuk heshtet. Ju keni treguar se besoni në politikën e përgjegjësisë, dinjitetit dhe qëndrueshmërisë dhe për këtë ju falënderon sinqerisht”, është shkruar në faqen e partisë, të cilën e ka shpërndarë edhe Rashiqi në faqen e tij në Facebook. 

Lexo më shumë  Skandal/ Ministri i Mbrojtjes e pranon ngjarjen, dy efektivë të Policisë Ushtarake të përfshirë në përplasjen e Radhimës

Rashiq në Qeverinë “Kurti 2” ishte ministër për Komunitete dhe Kthim. 

Rruga Press

YouTube player