Lajme

Rashiq mohon se komisionerët e partisë së tij në Leposaviq e Zubin-Potok janë tërhequr

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka mohuar se komisionerët e partisë së tij, Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (GI SPO), për procesin e votimit për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq dhe Zubin-Potok janë tërhequr.

“Asnjë komisioner i partisë sime nuk është tërhequr”, ka thënë ai në një përgjigje për mediat në Kosovë.

Më herët mediat raportuan se komisionerët e partisë së Rashiqit ishin tërhequr nga procesi i votimit për shkarkimin e kryetarlve në Leposaviq dhe Zubin-Potok, por ka qenë vetë Rashiq që e ka mohur këtë lajm.

YouTube player