Lajme

Raportuesja e Parlamentit Europian viziton sot Kosovën

Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon do të shkojë sot për vizitë në Prishtinë. Viola von Cramon, dje ka vizituar Serbinë, ku është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave të huaja, Von Cramon tha se respektimi i të drejtave të serbëve në Kosovë është në interes të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian.

Lexo më shumë  PISA 2025 - Si u deformuan të dhënat nga qeveria e Shqipërisë; reagon OECD: Nuk i miratuam ndryshimet

“Në situatën aktuale të vështirë gjeopolitike, është e nevojshme që të dyja palët të jenë të përgjegjshme dhe të përmbahen nga provokimet”– tha von Cramon.

Viola von Cramon, do të marrë pjesë në Ditët e Konferencës së KSDW deri në datë 2 qershor, e cila në fokus ka Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në ditët e konferencës, do të marrin pjesë edhe ekspertë vendorë e rajonal, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare e anëtarë të shoqërisë civile.

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *