Raportuesja e Parlamentit Europian viziton sot Kosovën
Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon do të shkojë sot për vizitë në Prishtinë. Viola von Cramon, dje ka vizituar Serbinë, ku është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas mediave të huaja, Von Cramon tha se respektimi i të drejtave të serbëve në Kosovë është në interes të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian.
“Në situatën aktuale të vështirë gjeopolitike, është e nevojshme që të dyja palët të jenë të përgjegjshme dhe të përmbahen nga provokimet”– tha von Cramon.
Viola von Cramon, do të marrë pjesë në Ditët e Konferencës së KSDW deri në datë 2 qershor, e cila në fokus ka Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në ditët e konferencës, do të marrin pjesë edhe ekspertë vendorë e rajonal, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare e anëtarë të shoqërisë civile.
Rruga Press