Lajme

Raporti për lirinë ekonomike, politikat e Shqipërisë nuk tërheqin investimet e huaja

Liria ekonomike nuk ndihet nga investitorët, pavarësisht se raporti i fundit i Heritage Foundation konstaton përmirësim në renditjen e Shqipërisë. Sipas kryetarit të dhomës britanike të tregtisë, Zenel Hoxha, shqetësues është fakti që ligjet dhe politikat ekonomike që harton qeveria favorizojnë vetëm një pakicë të biznesit dhe nuk janë gjithëpërfshirëse.

Lexo më shumë  Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë, me në krye Milan Radoiçiqin

Për shkak të problemeve të shumta që ka tregu shqiptar, investimet e huaja mbeten ende në nivele të ulëta. Madje, janë këto vështirësi që bëjnë që Shqipëria të mos përfitojë nga avantazhet konkurruese që ka kundrejt fqinjëve, siç është pozita gjeografike.

Lufta për tërheqjen e sa më shumë investimeve të huaja ka vite që ka nisur në rajonin e Ballkanit. Madje, vende si Serbia dhe Maqedonia e Veriut zbatojnë politika agresive, siç është subvencioni për çdo vend pune që hapin investitorët.

Lexo më shumë  Protestë jashtë derës së Kushtetueses në Tiranë: Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *