BallinaLajme

Raporti i Parlamentit Europian: Rama dezinformoi gjatë pandemisë. Dezinformimi përdoret kundër gazetarëve investigativë

Parlamenti Europian ka publikuar një studim, lidhur me dezinformimin në Ballkanin Perëndimor, ku ka një raport edhe për Shqipërinë.

Në raport thuhet se dezinformimi në vendin tonë, bëhet nga mediat për arsye fitimi, pra komerciale, por edhe politike, madje citohet edhe rasti kur kryeministri Rama, shpërndau një lajm të rremë gjatë kohës së pandemisë.

Përveç dezinformimit të orientuar nga pikëpamja komerciale, ka edhe dezinformim të prodhuar dhe shpërndarë për arsye politike. Shumë politikanë në të gjitha krahët, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, akuzohen se e përdorin dezinformimin për të rritur pozitat e tyre, ose ndonjëherë edhe pa ndonjë arsye të veçantë. Në fakt, Rama u detyrua të kërkonte falje në mars të vitit 2020, pasi fabrikoi lajmin se zyrtarët spanjollë po përdornin taktika të dhunshme policore për të ndalur përhapjen e Covid-19. Në fakt, provat e publikuara prej ti, tregonin policët që sulmonin protestuesit në Algjeri“, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Raporti citon edhe sulmet ndaj gazetarëve investigativë, si fushata që kryhen nga qeveria dhe nga “miqtë e saj”.

Akoma më i rëndë është rasti kur dezinformimi përdoret nga qeveria dhe miqtë e saj, për të sulmuar gazetarët investigativë, shoqërinë civile dhe të tjerët që synojnë t’u kërkojnë llogari atyre që mbajnë pozicione me pushtet“, vijon më tej raporti.

Në raport përmenden edhe emra konkrete mediash që sipas PE, kanë dezinformuar, megjithëse duket se ka pasaktësi në lidhje me to. Aty thuhet se Top Channel ka dezinformuar, por ai përmendet si një televizion pranë opozitës, kur në fakt opozita zyrtare, artikulon akuza se ky televizion është pranë qeverisë dhe i shërben interesave të kryeministrit.

Ja se çfarë artikulon kryetari i opozitës për këtë televizion: “Në raport me televizionin që përfaqësoni, kam shumë për të thënë. Është televizion tërësisht në shërbim të qeverisë. Jeni Top Channel apo jo? Aaaa Shekulli, keni një të përbashkët me Top Channel, sa i përket drejtimit dhe pronësisë, jeni në kaçurrelat e Edi Ramës“, u shpreh Basha.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Në listë si media që kanë dezinformuar përmendet edhe JOQ dhe Gazeta Tema.

Shpërndarës të spikatur të dezinformimit në median sociale, përfshijnë dy televizione të mëdha – Top Channel, në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe në linjë me opozitën dhe Ora News, në pronësi të Ylli Ndroqit, një oligark i akuzuar për trafik droge. Lista përmban gjithashtu media të shkruara dhe online, me reputacion për gazetari cilësore, të pavarur dhe investigative, JOQ Albania dhe Gazeta Tema”.

YouTube player