Bota

Raporti i OKB-së: 10% e specieve të Mesdheut zhduken deri në 2050-ën

10% e specieve të Mesdheut do të zhduken deri në vitin 2050. Një raport i fundit i Panelit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimaterike në OKB vlerëson se ndryshimi i temperaturës në këtë shekull do të japë pasoja imediate dhe konkrete në popullsitë e detit kryesor të botës. 

Deri në 20% e specieve detare me vlerë të madhe ekonomike në Mesdheun Lindor dhe shumica e peshqve në Detin e Zi do të zhduken në katër dekadat pasuese

citohet nga raporti.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Një tjetër problem është rritja e temperaturës, si pasojë e të cilës edhe numri i të vdekurve për këtë shkak do të rritet : nga 2 700 në vit që është aktualisht në 30 000-50 000 në vitin 2050. Po kështu në mesin e shekullit tonë parashikohet që 54% e popullsisë mesdhetare të ketë kufizime në ujin e pijshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *