Bota

Raporti i Google: Hakerët rusë u përpoqën të depërtonin në rrjetet e NATO-s

Një raport i Grupit të Analizës së Kërcënimeve të Google, tha se hakerat rusë së fundmi u përpoqën të depërtonin në rrjetet e NATO-s dhe të ushtrive të disa vendeve të Evropës Lindore.

Google tha se tentativat për sulme kibernetike u nisën nga një grup me bazë në Rusi i quajtur Coldriver, ose Callisto.

Lexo më shumë  Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike

Por raporti nuk thoshte se cilët ushtarakë ishin shënjestruar në atë që përshkroi si “fushatë kredenciale të phishing”.

Raporti i Google thoshte: “Ne shohim aktivitete keqdashëse kibernetike në baza ditore.

“Qendrat e ekselencës së NATO-s punojnë së bashku me Aleancën, por ato nuk janë pjesë e NATO-s si të tilla. Ne jemi në kontakt me ta për këtë çështje.”

Lexo më shumë  Mesazhet në Sky ECC zbulojnë financimin e serbëve në Mal të Zi nga djali i Aleksandar Vuçiqit dhe lidhjet me botën e krimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *