KryesoreLajme

Raporti i Gallup: Kosova në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës

Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë natës, sipas raportit të fundit të Gallup mbi Sigurinë Globale.

Në këtë listë bashkë me Kosovën janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali I Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra, teksa Kosova është e 12’ta në këtë listë.

Lexo më shumë  30 familje në zonën e Ish-Kënetës në Durrës kërkojnë zgjidhje për strehim, protestojnë para Bashkisë

Kosova renditet edhe tek shtetet me indeksin më të lartë për rend dhe ligj apo 91 pikë.

Këtij raporti i ka bërë jehonë edhe Lëvizja Vetë vendosje, përmes një  postimi në faqen zyrtare.

“Sipas raportit të fundit të Gallup mbi Sigurinë Globale, Kosova renditet në vendin e 12-të në botë, në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurtë në vitin 2023”, thuhet në postimin e VV’së .

Lexo më shumë  Rreziku nga rrjetet sociale, psikologia jep shifrat e frikshme: 200 denoncime vetëm në dy muajt e parë të vitit

Rruga Press

YouTube player