Bota

Raporti i DASH: Shqipëria s’përmbush standardet për eliminimin e trafikimit

“Qeveria e Shqipërisë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.” Kështu theksohet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar një ditë më parë.

Përfshirja e zyrtarëve në krimet e trafikimit mbetet shqetësim, por qeveria nuk raportoi asnjë ndjekje penale apo dënim të zyrtarëve, pavarësisht akuzave serioze, ndërsa shkarkoi një oficer policie nga posti i tij.

Raporti vë në pah se qeverisë shqiptare i mungojnë edhe burimet për të trajtuar grupet e cenueshme dhe për kujdes afatgjatë, punësim dhe përpjekje të tjera ri integrimi për të mbijetuarit e trafikimit.

Duke iu referuar të dhënave të përcjella nga Policia e Shtetit, në raport thuhet se u hetuan 61 raste me 27 të dyshuar.  Nga ana tjetër gjykatat, dënuan 11 trafikantë për trafikim të fëmijëve.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Gjatë këtij viti u identifikuan 154 viktima të mundshme, krahasuar me 81 në vitin 2020.

61 ishin viktima të trafikimit seksual, 65 viktima të punës së detyrueshme dhe 33 viktima të llojeve të ndryshme të shfrytëzimit. Prej tyre 99 ishin femra dhe 60 meshkuj; 112 fëmijë dhe 47 të rritur.

Si Shqipëria ashtu edhe Kosova renditen në nivelin e dytë sa I takon përpjekjeve për të luftuar këtë fenomen.

Lexo më shumë  Rritet në 34.488 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Departamenti Amerikan i Shtetit i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet, të cilat veprojnë në pajtim të plotë me standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë ato që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje dhe në nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen me standardet minimale dhe as nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *