Lajme

Raporti i Agjencisë Evropiane për Mjedisin/ Çfarë e shkakton kancerin në Shqipëri?

Shqipëria hyn ndër vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve të parakoshme nga kanceri i shkaktuar nga faktorë mjedisorë. Krahas vendeve të Ballkanit dhe Turqisë, vendin ynë bën pjesë në zonën më kritike në këtë kuadër, ndonëse të dhënat e vendosin mbarë Europën në një zonë shumë problematike.

Konkretisht ndonëse Europa ka 10% të popullsisë së botës, raporton 20% të vdekjeve nga sëmundjet kanceroze. Shkaqet mjedisore që lidhen me kancerin janë ndotja e ajrit, përdorimi i duhanit të kategorisë së dytë dhe radiacioni. Vdekshmëria e lidhur me këtë lloj sëmundshëmrie nga mjedisi ishte 5%.

Lexo më shumë  Spiuni Fehim Sali dyshohet se mblidhte informacione për vehabistë e persona të tjerë që mund t’i rekrutonte

Një raport i Agjencisë Europiane për Mjedisin vë në dukje shifrat konnkrete të të prekurve nga kanceri: 3 milonë pacientë në vit dhe 1.3 milionë vdekje në vit, me kosto vjetore 178 miliardë euro vetëm për vitin 2018.

Sipas të dhënave të raprorit, Ballkani, pra edhe Shqipëria ka shkallë vdekshmërie vjetore të parakohshme nga kanceri për shkak të mjedisit, 6%.

Lexo më shumë  Të pandalshëm prej 76 ditësh, protestuesit sot sërish kundër qeverisë, kërkohet largimi i Ramës

Shqipëria, ndër vendet me vdekshmëri më të lartë nga kanceri për shkak të ndotjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *