Bota

Raporti hetimor mbi Covid: Bolsonaro ka kryer krime kundër njerëzimit në Brazil

Raporti hetimor thotë se Presidenti i Brazilit duhet të akuzohet për një sërë krimesh lidhur me mënyrën si e ka trajtuar pandeminë e Covid-19 në vend.

Një raport i madh hetimor ka ngritur akuza serioze nga Presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, për menaxhimin e pandemisë Covid në vend.

Sipas BBC, raporti është kulmi i një hetimi gjashtë mujor që ka zbuluar skandale dhe korrupsion në qeveri. Presidenti Bolsonaro është akuzuar për dështimin për të kontrolluar virusin që ka vrarë më shumë se 600,000 brazilianë. Paneli dëshiron që Bolsonaro të përballet me një sërë akuzash penale, duke përfshirë krimet kundër njerëzimit. Duke reaguar ndaj raportit, presidenti këmbënguli se ata ishin të bindur që nuk kishin kryer asnjë krim dhe nuk ishin fajtorë.

“Ne e dimë që kemi bërë gjënë e duhur që në momentin e parë”, tha Bolsonaro.

Draftet fillestare të raportit kishin rekomanduar që presidenti të akuzohej për vrasje dhe gjenocid kundër grupeve indigjene. Por këto rekomandime u hoqën nga raporti përfundimtar prej 1200 faqesh. Ndryshimet e minutës së fundit në raport janë një masë që tregon se sa e ngarkuar është atmosfera politike në Brazil. Gjatë gjashtë muajve të fundit, brazilianët kanë qenë të mbërthyer në hetimin që ka zbuluar skandal pas skandali, dhe nuk ka dyshim në mendjen e askujt, majtas apo djathtas të spektrit politik, se kjo ka dëmtuar popullaritetin e Jair Bolsonaro. Ata që ende e mbështesin atë thonë se raporti është i motivuar politikisht. Por për ata që janë të zemëruar për mënyrën sesi ai e trajtoi pandeminë, akuzat janë serioze dhe ata duan të shohin drejtësinë të vihet në vend.

Dhe këtu duket se ka qenë pika e bllokimit. Akuzat origjinale për vrasje masive dhe gjenocid indigjen janë hequr nga raporti sepse nuk kishte konsensus. Në vend të kësaj, ato janë zëvendësuar nga akuza si “epidemi që rezulton me vdekje”, si dhe akuza të tjera duke përfshirë krimet kundër njerëzimit dhe keqpërdorimin e fondeve publike.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Janë 11 senatorë që përbëjnë hetimin, shtatë prej të cilëve janë kritikë të Presidentit Bolsonaro. Por të gjithë kritikët duhet të bien dakord mbi akuzat në mënyrë që ata të marrin një shumicë dhe të sigurojnë që rekomandimet të mund të votohen dhe t’u dërgohen prokurorëve federalë të cilët mund të vendosin për hapin e ardhshëm. Pavarësisht akuzave serioze, nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo për Presidentin Bolsonaro. Drafti i raportit ende duhet të votohet nga komisioni i Senatit, ku mund të vihet veto dhe të ndryshohet, dhe nuk ka asnjë garanci se do të çojë në akuza penale./dosja/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *