KryesoreLajme

Raport i Kongresit amerikan nxjerr “të palarat”: Ish-ministri Behgjet Pacolli shpenzoi 5000 euro në hotelin e Trumpit, bashkë me zyrtarë të tjerë

Kosova është ndër 20 shtetet, qeveritë e të cilave shpenzuan gati 8 milionë dollarë në total, në pronat e Donald Trumpit, në kohën sa ai ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas një raporti të Partisë Demokratike në Kongresin Amerikan të enjten.

Kina është shteti që ka shpenzuar shumicën e këtyre mjeteve me 5.5 milionë dollarë në pronat e Trumpit në New York, Washington e Las Vegas. Arabia Saudite dhe familja mbretërore kanë shpenzuar më shumë se 600 mijë euro. Gjetjet janë kulmi i hetimit shumëvjeçar nga Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, që kanë hetuar nëse Trumpi ka përfituar personalisht nga koha e tij në poste publike. Në këtë listë, Kosova del se ka shpenzuar afro 5 mijë euro. Sipas raportit, zyrtarë të Kosovës në korrik të 2018-s kanë shpenzuar gati 5 mijë euro në Hotelin Trump International në Washington DC.

Lexo më shumë  Grenelli asht manipulu nga skenderucët në Prishtinë

Në raport thuhet se ka postime në rrjete sociale që tregojnë se zyrtarët e Kosovës kanë qëndruar sërish në këtë hotel, por se ato s’janë dëshmuar me dokumente.

Sipas raportit, qëndrimi në këtë hotel i Behgjet Pacollit, si zëvendëskryeministër atë kohë dhe ministër i Jashtëm, kushtoi rreth 990 dollarë më 25 dhe 26 korrik 2018. Ndërsa qëndrimi nga 25 korriku deri më 28 të atij muaji, më 2018, nga zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kushtoi 3960 dollarë. Në total, pagesat nga Kosova kanë qenë 4950 dollarë. Siç shkruan në raporte, Pacolli ishte i përcjellë nga dy zyrtarë, përfshirë këshilltarin Jetlir Zyberaj. Të dhënat janë nxjerrë nga dokumentet e “Mazars”, kompania e Trumpit për kontabilitet.

Jamie Raskin, shefi i Demokratëve, ka thënë se shifrat janë vetëm “një fraksion” i shpenzimeve të qeverive të huaja në pronat e ish-presidentit dhe vlejnë për vetëm dy nga katër vjetët e tij në presidencë.

Lexo më shumë  Hapet sot Muzeu i Fëmijëve të Luftës

“Duke i vënë interesat personale financiare dhe prioritetet e politikës së fuqive të huaja të korruptuara mbi interesin publik amerikan, ish-presidenti Trump ka shkelur urdhrat e qarta të Kushtetutës dhe precedentin e vënë me kujdes e të respektuar nga çdo komandant i përgjithshëm në të kaluarën. Është e vërtetë që 7.8 milionë dollarë janë vetëm një pjesë e vogël e të korrave të parave të paligjshme të shtetit të huaj, por kjo shifër në vetvete është skandal dhe nxitje e rëndësishme për të vepruar”, ka thënë Raskin, raporton “Forbes”.

Në këtë listë janë përmendur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qeveritë e Katarit, Kuvajtit, Indisë, Malajzisë, Afganistanit, Filipineve, Emirateve të Bashkuara Arabe, Kongos, Kazakistani, Tajlandë, Qiproja veriore, Mongolia, Libani, Letonia, Turqia, Hungaria e Qiproja.

Rruga Press

YouTube player