Ramën e presin me protesta në Shkodër
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Shkodër, teksa do të marrë pjesë në eventin e organizuar për 35 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur poshtë Kalasë Rozafa duke protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës, kundër ndërtimit të resortit në Rrjoll.
Ndërsa makinat e eskortës kalonin me sirena dhe Policia ishte vendosur në kordon, dhjetëra qytetarë me flamuj, thirrje e pankarta janë rreshtuar anash rrugës.
Në vendin ku po zhvillohet protesta ndodhen të pranishme dhjetëra forca politike, në afërsi të kalasë Rozafa.
Rruga Press
Lexo më shumë Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin me dy medalje

