Lajme

Ramabaja padit deputetin Mërgim Lushtaku për shpifje dhe fyerje

Sadri Ramabaja, deklaroi se ka dorëzuar padi kundër deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku pasi sipas Ramabajës, ky i fundit përmes gjuhës së nepërkës që ka kohë zihet në zyrat e SHIK-ut, si dikur në zyrat e UDB-së, tani duke e përdorë si mjet të lufëts speciale ndaj personit të tij, ripërsëriti në studio, atë që kanë shpërndarë me kohë gjithandej, për gjoja lidhjet e Ramabajës me UDB-në.

“Kjo sortë e banditëve të katapultuar në Parlament, qenie të shpërfëtyruarara politike e pa identitet moral e politik, duke harruar se epoka e luftës speciale ndaj ish të burgosurve politikë ka perenduar. [Kështu vepronte një eshalon i specializuar i UDB-së në vitet ’80-ta duke filluar me Adem Demaçin, Hydajet Hysenin, Ibrahim Kelmendin e deri tek vogëlsia ime; po kështu veproi edhe një strukturë e tërë e LDK-së në vitet ’90-ta dhe më pas mekanizmi i strukturuar i PDK-së i njohur si SHIK në vitet e paslufëts]”, tha Ramabaja.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Ai tutje tha se kjo sortë paraprakisht shpërndante akuza të kësaj natyre, duke paprapërgaditur kështu terrenin, pastaj për likudime fizike të kundërshtarëve politikë.

“Viktimë e kësaj lufte speciale, siç dihet, ishte ideologu i LPK-së, Beajdin Hallaqi, ndërkaq pas luftës edhe një sërë aktivistësh të LDK-së”, tha ndër të tjerash Ramabaja.

“nëse atëbotë kjo sortë bëri ç’deshti, sot Republika ka mekanizmat e saj, Drejtësinë, e tilë si është, para së cilës ata duhet të japin përgjegjësi.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Unë sot bëra hapin e parë – bazuar në nenin 4, paragr. 1 lidhur me nenin 14, paragr. 1 i Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes, nr. 02/L-65, dorëzova padinë kundër Mërgim Lushtakut”, përfundoi ai.

Rruga Press

YouTube player