Rama vazhdon të vendosë Vuçiçin para Kosovës
Sipas burimeve të fundit, Kryeministri Rama do shkojë në Beograd në datën 24 nëntor, për një tjetër takim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Përveç mosheqjes dorë nga projekti “Open Ballkan”, me një Serbi e cila nuk pranon gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe vazhdon të mbahet tek imazhi i kriminelëve si Ratko Mlladiçit, edhe Rama vazhdon të vendosë Serbinë para Kosovës.
Në 26 nëntor 2021, është vendosur të mbahet një takim mes dy qeverive shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.
Por Rama vendos që dy ditë para takimit të dy qeverive të shkojë “të konsultohet” me mikun e tij Vuçiç dhe jo me homologon shqiptar Kurti, i cili ka deklaruar disa herë që Kosova nuk bëhet pjesë e Open Ballkan për sa kohë Serbia vazhdon me ëndërrat e vjetra ndaj Kosovës.
Kryeministrit Rama duket që nuk i bën përshtypje e gjitha kjo, përkundrazi duket se ka vendosur të vazhdojë deri në fund me planin për Open Ballkan bashkë me Vuçiçin, ministrin e Millosheviçit.
Kujtojmë që një praktikë e ngjashme është ndjekur edhe nga Lista Serbe, partia serbe në Kosovë e derigjuar prej Vuçiçit. Sa herë që kjo parti kishte takime të rëndësishme me palët shqiptare në Kosovë, shkonte në Beograd paraprakisht.
© Rruga Press