Lajme

Rama tregon rolin e Sekretariatit të Përbashkët Ndërkordinues: Ministrat e Brendshëm të bëjnë punën, kostot i marr unë dhe Kurti, ata meritat

Kryeministri Edi Rama prezantoi disa nga rolet që do të ketë Sekretariati i Përbashkët Ndërkordinues, i ngritur për monitorimin e marrëveshjeve të lidhura mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, kreu i qeverisë shqiptare tha se është detyrë e ministrave të Brendshëm të dy qeverive, që të japin llogari dhe që të zbatojnë punën në terren për marrëveshjet e lidhura, që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes në pikat kufitare apo dhe me lejet e qëndrimit.

Sipas tij, nëse diçka nuk ecën mirë, siç është radha e krijuar në kufi gjatë sezonit turistik, kostot i merr ai dhe Kurti, ndërsa ministrat marrin meritat.

Rama: Sipas rendit të ditës më takon që të prezantoj protokollin e bashkëpunimit mes dy qeverive për krijimin e sekretariatit ndërkordinues, të cilin kryeministri më pas do ta komentojë në vijim të prezantimit të këtij protokolli që parashikon ngritjen e sekretariatit të përbashkët. Ky mekanizëm do të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve. Bazuar në këtë protokoll, sekretariati ka për detyrë të informojë në mënyrë periodike dhe të prezantojë analizën e progresit të zbatimit të marrëveshjes së lidhura mes palëve.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Më pas do të informojë në kohë reale zyrat përkatëse lidhur me problematikat që shfaqen për marrëveshjen apo përmbushjen e angazhimeve. Sekretariati koordinues, bashkëpunon ngushtësisht dhe koordinon aktivitetin institucional të të dyja palëve jo vetëm në nivelin ministror, por edhe në nivelin e organizatave apo shoqatave që kanë ndërveprim të angazhuar mes dy vendeve.

Kurti: Unë tash po prezantoj marrëveshjen mes dy vendeve për zbatimin e lehtësirave të ndërsjellta në procedurat doganore. Qëllimi i kësaj marrëveshje është zbatimi i lehtësirave thjeshtimi i procedurave dhe zvogëlimi i kohës në këto pika kufitare. Kjo parasheh vendosjen e doganës së Kosovës në portin e Durrësit dhe në Porto Romano.

Lexo më shumë  Dokumentet e Sazanit dhe Zvërnecit: Gazetari amerikan publikon tenderin e plotë dhe masterplanin

Rama: Më takon mua, siç është ngacmimi i ministrave të Brendshëm. Iu kemi kërkuar që ta na e bëjnë jetën më të lehtë kur vjen puna te qarkullimi i qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Do të doja që nga të dy ministrat, që të na informonin këtu dhe për publikun për marrëveshjen mes dy shteteve, për marrjen e lejeve të qëndrimit të përkohshëm. Jeni ju që duhet ta bëni, se meritën e merrni ju të dy, kostot unë dhe Albini. Duhet të merrni masa për sezonin e ri. Do të dëgjoja nëse ka ndonjë progres.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *