Lajme

Rama tha se edhe presidentja Osmani kërkoi që KFOR-i të marr kontrollin në veri, e demantojnë nga Presidenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke sqaruar deklaratën e tij se KFOR-i duhet të marrë kontrollin në veriun e Kosovës, tha se edhe presidentja e Kosovës ka bërë një kërkesë të tillë, por një pretendim i tillë është demantuar nga kabineti i presidentes Vjosa Osmani.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë për Telegrafin se “Presidentja Osmani në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj”.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

“Institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja, që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, përkrah policëve të Kosovës në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste dhe sulmet nga Serbia. Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023”, ka thënë Kupina.

“Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, tha Kupina.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij të djeshme se pse KFOR-I duhet të marrë përsipër kontrollin në veriun e Kosovës, pas ngjarjeve të fundit.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Rama në reagimin e tij të bërë në platformën “X”, thekson se kërkesa e tij ka të bëjë pasi që KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, ndaj deklaratës së djeshme të Ramës ka reaguar edhe kryeministri Kurti, por edhe deputetë të pozitës dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar.

Kurti ka pohuar se Policia e Kosovës është ajo që përgjigjet për sigurinë në Kosovë, pastaj vijnë EULEX-i dhe KFOR-i.

Rruga Press

YouTube player